Një kampion bote për mesfushën, Roma shënjestron lojtarin e Dortmund

Drejtuesit e klubit të Romës po përgatiten për të bërë disa goditje të mëdha në merkaton e verës.

Verdhekuqtë dëshirojnë të rikthehen sa më shpejt në Champions League dhe pse jo të jetë konkuruese në garën për titull. Por për këtë duhen lojtarë cilësor.

Objektivi më i ri në merkato për skuadrën kryeqytetase është Mario Gotze i cili është në skadencë kontrate me Borussian e Dortmundit dhe në verë do të largohet me parametër zero nga verdhezinjtë.

Trajneri Fonseca e pëlqen sëtepërmi gjermanin dhe e do me patjetër në skuadrën e tij.