Britania konfirmon 390 viktima në 24 orë dhe 1775 në total, përfshirë një 19-vjeçar

Një numër rekord vdekjesh janë konfirmuar në Britani, ku 390 viktima nga koronavirusi janë njoftuar brenda 24 orësh në Mbretërinë e Bashkuar, duke arritur në total 1,798 vdekje.  

Ajo shënon sot ditën më të errët deri më tani për shëndetësinë britanike, e cila ka përjetuar nga dhjetëra vdekje të  pacientëve në spitale, në çdo cep të vendit, raporton Dailymail.  

Dhe shifra është më shumë se dy herë më e lartë sesa dje, kur u njoftuan vetëm 180 vdekje të reja.  

Një nga viktimat e sotme ishte vetëm 19 vjeç dhe nuk kishte probleme të tjera shëndetësore, duke e bërë ata fatalitetin më të ri në Mbretërinë e Bashkuar.  

Anglia është në qendër të krizës së Britanisë dhe 1,651 njerëz atje kanë vdekur pasi rezultuan pozitiv me COVID-19 në spitale.  

Statistikat e sotme shtuan 367 vdekje në numrin e Anglisë, si dhe 23 në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore.  

Statistikat e qeverisë zbuluan sot se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë rreth 24 përqind më i lartë sesa shifrat sugjerojnë.