Plagosen dy ushtarë amerikanë në Poloni

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë njofton se dy ushtarë amerikanë janë plagosur në një aksident me kamion ushtarak në jugperëndim të Polonisë.

Kamioni po transportonte municione të tankeve dhe kishte dalë nga rruga për shkak rrugës së rrëshqitshme.

Rreth 3.500 ushtarë amerikanë janë vendosur në Poloni në bazë të planit të aprovuar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, për t’i ulur shqetësimet e rajonit rreth aktiviteteve ushtarake të Rusisë.