'Pompisti si mjek në Itali', Vasili - Ramës: Si mund të tallesh poshtërsisht

Ka reaguar ashpër me akuza të forta në adresë të kryeministrit të vendit, nenkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, teksa shkruan sot se një nga ata, mes ekipit të mjekëve e infermiereve që iu derguan Italisë, ka qenë me profesion pompist në një pikë karburanti në vend.

Me një shenim ne faqen e tij në Facebook, Vasili shkruan se Edi Rama tallet me mijera të vdekur në Itali dhe çon pompistin për “mjek”.

“Po si mundet të tallesh poshtërsisht dhe tu çosh italianeve, që po vdesin me mijera, pompistin për mjek. Po si mundet të tallesh ligësisht me shqiptarët dhe zemrën e tyre të madhe dhe ti nxjerrësh mashtruesa duke çuar pompistin për mjek”- shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

Edi Rama tallet me mijra të vdekur në Itali dhe çon pompistin për “mjek”.

Se mos pandeh ky sharlatani, qe kemi kryeministër se do ja hedhe duke kërkuar falje, që u tall edhe me shqiptaret edhe me Italinë duke çuar pompistin për mjek.

Ik Edi Rama se je vulgar dhe i paturp.

Po si mundet të tallesh poshtersisht dhe tu çosh italineve, qe po vdesin me mijra, pompistin per mjek.

Po si mundet te tallesh ligesisht me shqiptaret dhe zemren e tyre te madhe dhe ti nxjerresh mashtruesa duke cuar pompistin per mjek.

Nxore Algjerine per Spanje dhe na turperove te gjitheve si mashtrues qe je dhe del e kerkon falje.

Dole ne TV u the shqiptareve si te kerkojne leje per te dale nga shtepia me aparatura dizaster dhe prap dole e kerkove falje.

Ik mashtrues ik se na e shpife.

Ik mor se edhe njeriu me i thjeshte ka respekt per veten, por ti s’ke as nje miligram Amor Proprio.