‘Karantinohet’ Komisioni Hetimor ndaj presidentit Meta, deri në 31 korrik…

Nëpërmjet një mbledhje online, të drejtuar nga kryetari i tij Ulsi Manja u mor vendimi i ndërmjetëm që ti kërkohej Kuvendit zgjatja e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor deri më datën 31 korrik 2020. Gjithashtu për shkak të pandemisë botërore nga COVID19, Komisioni i Venecia shtyu zhvillimin e seancave të planifikuara.

“Opinionet e planifikuara për seancën e Marsit, shtyhen në seancën e 19-20 Qershorit 2020,”- u tha në njoftimin e Komisionit të Venecias.