VIDEO/S’ka keqardhje për stafin mjekësor, burri vjedh dezinfektant në spital

Një spital në Britani ka publikuar filmime të një burri që hoqi një dezinfektant nga muri dhe e vodhi atë.

Spitali Northampton General publikoi videon e incidentit për të ndihmuar në gjetjen e fajtorit dhe për të rritur ndërgjegjshmërinë e popullit.

Stafi mjekësor në spital e përdorte xhelin si masë mbrojtëse për koronavirusin.

Burri në video shfaqet teksa shikon nga të gjitha anët për një roje dhe më pas e shkëput dezinfektantin nga muri.