78 të shtruar/ Harta zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë

Ministria e Shëndetësisë deklaron se janë 78 persona me koronavirus të shtruar në dy spitalet COVID në Tiranë. 77 prej tyre tek Infektivi dhe 1 tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot se 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 129 raste
- Durrës 26 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Fier  23 raste
- Kavajë 4 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Korçë 15 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër  8 raste
- Lezhë 5 raste
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 3 raste
- Mirditë 2 raste