Kriza me COVID-19/ 'Kastrati Group' i vjen në ndihmë qytetarëve të qarkut Kukës

Në një kohë kur Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e botës, po përballet me krizën e Koronavirusit, nuk mungojnë shembujt e bamirësisë që të japin kurajo në një periudhë të tillë.

Një prej tyre është edhe "Kastrati Group", një ndër bizneset më të fuqishme në vend, i cili u ka ardhur në ndihmë një prej qarqeve më të varfër në vend.

"Kastrati Group" ka dhuruar 40 tonë miell për qytetarët e bashkisë së Kukësit dhe 25 tonë për qytetarët e bashkisë së Hasit, duke treguar edhe një herë se në situata të vështira është gjetur gjithmonë pranë familjeve në nevojë në Qarkun Kukës dhe jo vetëm.

Përveç ndihmës që ka ofruar vetë, "Kastrati Group" ju bën thirrje të gjithë biznesmenve të qarkut Kukës që të gjithë së bashku të ndihmojmë familjet në nevojë dhe vetëm në kete menyrë do ia dalim!

Në raste të tilla vlen vërtetë shprehja "Bamirësia nuk të varfëron"...