Lippi jep një zgjidhje: Ja si të veprohet me kampionatet që janë pezulluar!
Ish-trajneri i kombëtares së Italisë, Marcello Lippi, ka dhënë mendimin e tij si duhet vepruar me sezonin aktual që është pezulluar për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Lippi beson se pas qetësimit të situatës, duhet kthyer në fushën e blertë dhe të luhen ndeshjet e mbetura të sezonit në Serie A.
“Jam i mendimit se kampionati duhet të përfundojë duke u zhvilluar të gjitha ndeshjet. Të gjitha kampionatet më saktë”, ka thënë Lippi.
“Në fund të majit, gushtit apo shtatorit, mbetet të shihet”, shtoi trajneri i njohur.
“E di se të luash me dyer të mbyllura nuk është futboll, por kur nuk është e mundur të ketë tifozë, mund t’i japin ndeshjet pa pagesë në TV” ka përfunduar Lippi.
Ditën e mërkurë UEFA do të zhvillojë një video-konferencë me 55 federatat e futbollit për të marrë vendime si do të veprohet me kampionatet që janë pezulluar.