Dashuri e përjetshme/ Të martuar prej 53 vitesh, çifti vdes brenda disa orësh në spital nga koronavirusi

Gjatë fundjavës, një çift në Irlandën Veriore, të cilët ishin martuar për 53 vjet, vdiqën brenda disa orësh nga njëri-tjetri, pasi ishin prekur nga koronavirusi.  

Christopher Vallely, 79 vjeç dhe gruaja e tij Isobel, 77 vjeç, humbën jetën në të njëjtën dhomë në spitalin “Mater” në Belfast.  

Christopher u shtrua në spital dhe u vendos në izolim 10 ditë më parë pasi shfaqi simptoma. Isobel u shtrua në spital të enjten e kaluar dhe vdiq të shtunën në mbrëmje, një ditë pas përvjetorit të dasmës së tyre.  

Christopher u zhvendos në dhomën që ajo kishte zënë pasi gjendja e tij u përkeqësua. Ai vdiq të dielën 12 orë pas gruas së tij.  

Të dy kishin sëmundje themelore të mëparshme: Isobel pati një infarkt vitin e kaluar dhe Christopher u diagnostikua së fundmi me kancer të mushkërive.  

“Ata ishin prindër të mahnitshëm”, tha vajza e tyre Fiona Vallely për “Irish News”.  

“Dhe ata do të kishin bërë gjithçka për këdo. Ishin njerëz fantastikë dhe nuk meritonin të iknin në këtë mënyrë”.