Franca dhe Italia i druhen kolapsit të spitaleve, dërgojnë pacientë me COVID-19 në Gjermani

Autoritetet franceze dhe italiane po evakuojnë pacientë nga rajonet e tyre më të goditura nga koronavirusi për tu trajtuar në Gjermani.

Pacientët u panë teksa mbërrinin në aeroportin e Hamburgut, ku mjekët i morën ata nga avionet për në spital.

Autoritetet franceze kanë filluar të evakuojnë pacientë që në javën e kaluar, duke shpresuar të qëndrojnë kështu larg kolapsit të spitaleve.

Kryeministri Edouard Philippe paralajmëroi se gjendja vetëm do të përkeqësohej në dy javët e ardhshme.

Evakuimet filluan pasi Gjermania dërgoi një avion ushtarak në Strasburg për të sjellë dy pacientë në Ulm.