'Derrat që tresin tulet në Surrel nuk mund t'i dëgjojnë klithmat për kafshatën'

Nga Sali Berisha.

Klithmat për kafshatën e gojës, derrat që gromësijnë shampanjë super të shtrenjtë dhe tresin tulet me joga në Surrel nuk mund t’i dëgjojnë! I lexoni dhe dëgjoni ju miqtë e mi! Shikoni videon dhe lexoni mesazhet e tyre tejet prekëse!

Jam një qytetar nga Durrësi. Jam 50 vjeç, jetoj vetëm.  Isha i vetpunësuar, po bëhen tre jave mbyllur brenda. S’kam me hangar, as me pi, kush s’do me ja ditë, veç mbullur brenda. Ju kam shkruar të gjithëve, nuk përgjigjet njeri. Të lutem, ngrije zërin ose dërgoni një gazetar ta verifikojë punën tonë, me qera, pa hangar. Të lutem ba diçka. Me respekt Agim Vatnikaj, Plazh Durrës. Numri im 0683377272.

Përshëndetje z.Berisha! Jam një familje në gjendje shumë të keqe ekonomike; i kam shkruajtur edhe Kryeministrit e asnjë zgjidhje! Ju lutem z.Berisha, më jepni një zgjidhje se do të vdesim brenda në shtëpi për të ngrënë. Sa ka si puna ime. Me shtëpi me qira të dy burrë e grua pa punë, nuk di çfarë të shkruaj më se edhe këtë s.m.s, po e shkruaj me lotë në sy.

Përshëndetje zoti Berisha, uroj të jeni mirë. Ju shkruaj sepse situata është shumë dëshpëruese, ndërkohë që dëgjojmë ligjerata për higjienën personale, ne kemi 2 ditë pa larë enët shtëpiake e lere më duart, pasi nuk ka ujë. Ndërtesa 13, hyrja 25, Astir

Pershendetje Doktor! Uroj te jesh mire dhe i fortë. Unë jam një banor i Tiranës dhe dua t''ju vë në dijeni sepse jemi dakort me masat por une kam dhe prindërit që janë moshë e tretë, banojnë vetëm në shtëpi, ku babai është dhe me sklerozë; nëna po nuk është mirë dhe nuk lejohet të dalin, ok po për të ngrënë kush do ua blejë e me se t'i blejnë? Kjo qeveri tallet me këtë shtresë ku nuk pyet fare, dalin e thonë që po ju japim ndihma dhe ndihma nuk po shikojnë; kur do tu shkojnë shtëpi me shtëpi njerëzve të vetëm, se kur të venë apo kur të vdesin nga uria?!