Para liderëve politikë, tek Thaçi hyjnë ambasadorët

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka shtyrë për nesër, takimet konsultative me partitë politike, që i pati paralajmëruar për sot. Kjo dnodhi sepse Kuvendi i Kosovës është vonuar që zyrtarisht ta njoftojë Presidentin për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

“Njoftimi nga Kuvendi ka ardhur të premten në fund të orarit të punës dhe për këtë ka qenë e pamundur që të ftohen për të hënën në konsultime përfaqësuesit e partive parlamentare. Ata do të ftohen nga presidenti në ditët e ardhshme për konsultime”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Ndaj sot, Presidenti  ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it.