Basketbollisti i NBA shërohet nga Koronavirusi

Ylli i Boston Celtics, Marcus Smart, i cili testoi pozitiv për COVID-19 dy javë më parë, është shëruar plotësisht.
“I lirë nga Koronavirus që nga dy ditë më parë. Shëruar nga Dempartamenti i Shëndetësisë. Faleminderit për mendimet dhe lutjet e të gjithëve dhe unë po bëj të njëjtën gjë për të gjithë që janë prekur nga kjo. Qëndroni të sigurt dhe rrini së bashku. Shumë dashuri!”, shkroi Smart në Twitter.

Kujtojmë se edhe Rudy Gobert e Donovan Mitchell janë shëruar, pasi Gobert ishte lojtari i parë i NBA që rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës.