Çudi është!

"Edhe përsërisin si papagaj se demokracia është pushteti i popullit, edhe e quajnë populizëm kur populli vendos për të bërë zgjedhje që nuk përputhen me dëshirat dhe konceptet që qarkullojnë në shtresën solidare: pushtetarë-media-financierë. Çudi vërtet!

Por, jemi në një epokë kur qytetarët po kërkojnë zgjidhje të reja për fatet e tyre, praktika të tjera, politika të tjera. Madje edhe njerëz të tjerë që t'u besojnë fatet e tyre!

Koha është e disruption.  E ndryshimeve të thella!

A nuk e provoi zgjedhja e presidentit Trump! 
A nuk e tregoi Brexit i Britanisë së Madhe! 
A nuk e treguan forcat e reja politike në Itali, Spanjë, Greqi!"