Dua Lipa mbete pa shtëpi në Londër, tani është izoluar në një shtëpi me qera

Dua Lipa është izoluar në një shtëpi me qira.

Këngëtarja e cila së fundmi kishte mbajtur një turne muzikor në Australi pas kthimit në Londër kuptoi se shtëpia e saj është rrënuar, shkruan Mirror.

E kjo si pasojë e fqinjëve të saj të cilët shkatërruan shtëpinë e këngëtares gjatë rinovimit të apartamentit të tyre, dhe tani Dua është izoluar në një shtëpi me qira.

“Pra, fqinjët e mi kanë qenë duke rinovuar në katin lart këto javët e kaluara ndërsa unë kam qenë larg në Australi.” – tha këngëtarja dhe më pas vazhdoi, “Kur u ktheva dy javë më parë, si kam hyrë kam parë tërë dyshemenë e dhomës time të ndenjes të mbuluar me ujë. Kishte pikuar nga lart për javë të tëra, kështu që kishte ujë në të gjithë shtëpinë time për fat të keq.”