'Derrat e kënaqur e gryksa që gromsijnë, s'mund të kuptojnë ata që derdhin lotë mjerimi nga uria!'

“Për çfarë vdekjesh nga uria flasin disa pa pushim, kur në fakt nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë”.

Kështu do të shprehej një ditë kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live me qytetarët.

Dhe duket se kjo deklaratë e tij ka bërë jehonë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu shprehet ish kryeministri Sali Berisha, i cili teksa publikon një pjesë të deklaratës së Ramës, nuk kursen revoltën e tij ndaj sjelljes së kreut të qeverisë.

“Derrat e kënaqur e gryksa që gromsijnë nuk mund të kuptojnë ata që derdhin lot të ftohta mjerimi nga uria! Sipas dëshirës, ndiqeni videon që është bëre virale në diasporën tonë në SHBA dhe miqtë e saj amerikanë”, shkruan ish-kryeministri Berisha.