VIDEO/Reperi fshihet pas një muri, fansja e çmendur i futet në pronën e tij

Reperi Chris Brown ka ndarë në rrjete sociale një video shokuese, ku ai shfaqet duke u fshehur pas një muri, teksa një fanse shihet në pronën e tij duke bërtitur ‘Je partneri im’.

Poshtë videos Brown shkruan se sëmundjet mendore janë diçka reale.

Kjo nuk është hera e parë që reperi përndiqet nga një fanse. Më parë atij i është dashur të marrë një urdhër ndalimi për një femër, e cila iu shfaq 3 herë e paftuar në shtëpinë e tij.