Itali: Rinisja e kampionatit shtyhet përsëri!

Fillishimsht, kishte një shpresë të vogël që sporti të rifillonte aktivitetin e saj normal në fillim të majit, mirëpo kjo shpresë sadopak e vogël tashmë është shuar. Vincenzo Spadafora, Ministri Italian i Sporteve, madje shprehet se një rinisje e saj në 3 maj do të ishte surreale.

“  Të  hënën, do të kërkoj të zgjas pezullimin për të gjithë prillin në të gjitha garat sportive. Dhe unë do të zgjas këtë masë edhe për seancat stërvitore. Ne nuk kishim ndërhyrë akoma në këtë temë, sepse ekzistonte akoma mundësia e mbajtjes së Lojërave Olimpike në Tokio (  të cilat u shtyn  në 2021)  " , tha Vincenzo Spadafora, Ministri i Sporteve, për të përditshmen La Repubblica këtë të dielë.