Nëpunësja e DAR në Fier konfirmohet pozitive
Një tjetër rast i ri është konfirmuar një ditë më parë me koronavirus në qytetin e Fier.
Abc News raporton se ka rezultuar pozitive me koronavirus një nëpunëse e DAR në Fier.
Ky është një rast që po hetohet se si ka ardhur infektimi, nuk dihet nëse është vatër e re infektisoni apo është zinxhir i vatrës së punonjësve të Thesarit në Fier.
Fieri deri tani ka 22 raste me koronavirus.
Ndër të tjera bëhet e ditur se të gjithë nënpunësit e Thesarit dhe nëpunësja e DAR ndodhen në vetëizolim në shtëpitë e tyre pasi fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.