FOTOLAJM/ Shqiptarët e braktisur flenë rrugëve të Europës

Të shumë janë shqiptarët që për shkak të mbylljes së kufijve, kanë mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të botës. Kështu, të paktën 30 shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Vlorës kanë ‘ngecur’ në Poloni.

Ndonëse një firmë u kishte premtuar për punë, i ka lënë shqiptarët në mes të rrugës.

Mësohet se shqiptarët kanë dy ditë që flenë në stacionin e trenit, ndërsa apelojnë për kthim në Shqipëri, raporton BW.