U dyshuan për Covid-19, rezultojnë negativ tre rastet në Korçë

Fatmirësisht kanë rezultuar negativ tre rastet e dyshuara për koronavirus në Korçë.

Mostrat e tyre u dërguan ditën e djeshme në laboratorin e virologjisë në ISHP për testim, ndërsa sot ka ardhur përgjigja.

Bashkia e Korçës ka në total 12 persona të infektuar me koronavirus.

Mes të infektuarve është edhe një mjeke e spitalit rajonal të këtij qyteti, e cila ka dalë pozitive me Covid-19.

Nuk dihet burimi i infektimit për shkak se mjekja nuk ka pasur kontakt me të shtruarit te Infektivi i Korçës.

Ndërkohë vazhdojnë dezinfektimet e njëpasnjëshme pranë ambienteve të këtij spitali për të parandaluar kështu përhapjen e mundshme të Covid-19.