Koronavirusi/ Vdes një foshnje, autoritetet nisin hetimet

Në SHBA ka ndërruar jetë një foshnje. Ajo dyshohet se ishte infektuar me koronavirus. Lajmi ka shkaktuar shumë trishtim në këtë vend.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në shtetin e Illinois. Autoritetet thanë se kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

Deri më sot nuk është regjistruar vdekja e një foshnje për shkak të virusit.

“Nuk është regjistruar kurrë vdekja e një fëmijë kaq të vogël për shkak të virusit. Për këtë arsye kemi urdhëruar të bëhet edhe një hetim mbi këtë rast," u shpreh edhe shefi i zyrës së Shëndetësisë në Ilinois, Ngozi Ezike.

Në grupin e personave të rrezikuar nga ky virus janë të mosharit, kryesisht njerëzit me probleme të tjera shëndetësore dhe me imunitet të dobët.