Sot mbërriti në Bergamo: Mjeku: Italianët më ndihmuan kur shtëpia m'u shkatërrua nga tërmeti

Një detyrim moral, e kanë cilësuar 30 mjekët dhe infermierët angazhimin e tyre për të ndihmuar në spitalet e Bergamos në Itali.

Një prej mjekëve që sot mbërriti në Itali, ka përjetuar drejtpërdrejtë ndihmën që italianët u dhanë shqiptarëve më 26 nëntor.
"E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi, italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmetit, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti", tha mjeku.

Të tjerë e lidhin me profesioni e tyren human dhe ky është momenti i duhuar për ta treguar.
"Duke qenë se profesioni ynë është human, vendosëm që të japim dhe ne kontributin tonë. Mendoj se është momenti i duhur për të dhënë kontributin tonë. Duke qenë se kjo është  një pandemi, duhet dikush të sakrifikohet apo të jap një shembull altruist,' thanë disa nga mjekët që sot u nisën në Itali.