Meta: Mirënjohje dhe krenari për mjekët që do shërbejnë në Itali

Presidenti Meta ka shprehur konsideratën e tij për 30 mjekët dhe infermierët të cilët do të shërbejnë në rajonin e Bergamos, të prekur nga pandemia në Itali. 
'Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë. #AndràTuttoBene ?????????????????'-shkruan Meta