VIDEO/ Rashica nuk ndalet nga koronavirusi, shikoni si stërvitet në kushte shtëpie

Koronavirusi ka pezulluar çdo aktivitet sportiv në vendet më të rëndësishme të Europës.

Kjo situatë ka krijuar kaos mes futbollistëve të cilët po qëndrojnë të izoluar por njëkohësisht janë të detyruar të mbajnë formën e mirë fizike.

Në një video të publikuar nga Rashica, ai shihet duke u stërvitur në kushte shtëpie.