Ekuipazhi i Air Albania, gati për fluturimin e riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur jashtë vendit

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se është bërë gati skuadra fluturuese e shpëtimit e Air Albania. "Nisim që sot operacionin humanitar për riatdhesimin e shtetasve shqiptar që përmbushin kriteret e vendosura nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Jemi me mendje e zemër me ju!" thuhet në foton e publikuar prej ekuipazhit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët janë bllokuar jashtë Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve tokësorë dhe ajrorë, dhe që kanë nevojë për ndihmë apo informacion, të telefonojnë ose të çojnë një sms në aplikacionin WhatsApp, edhe në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ.

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 8:00-20:00.

Vetëm SMS ose “WhatsApp” - nga ora 20:00-08:00

???? 00355694045493
???? 00355694045487
???? 00355694045492
???? 00355694045494
???? 00355694045489
???? 00355694045486
???? 00355694045490
???? 00355694045491
???? 00355694045485
???? 00355694045488