Ulen rastet e reja në Shqipëri, por ulen edhe testimet

Shqipëria shënoi sërish një ulje të rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjisruar 11 raste të reja, por edhe numri i testimeve ka qenë më i ulët, vetëm 79 të tilla.

Një ditë më parë u regjistruan 12 raste të reja me koronavirus dhe 102 testime në total.

Para dy ditësh ishte edhe rekordi, kur u regjistruan 28 raste të reja me koronavirus nga 103 testime.

Më 25 mars ishin 23 raste, më 24 mars ishin 19 raste, më 23 mars ishin 15 raste dhe më 22 mars ishin 13 raste.

Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.

Numri i viktimave është dhjetë, që do të thotë rreth 5 përqind.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 113 raste
- Durrës 11 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Fier 21 raste
- Kavajë 4 raste
- Korçë 12 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 4 raste
- Lezhë 4 rast
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 3 raste
-Tropojë 3 raste
- Pukë 3 raste