Kaos te Barcelona prej koronavirusit, e pëson edhe Manaj

Pas shumë e shumë diskutimesh në grupet që kanë krijuar drejtuesit e klubit me futbollistët në “Whats’Up“ te Barcelona, Messi me shokë kanë pranuar uljen e pagave për shkak të emergjencës nga koronavirusi gjatë periudhës që nuk do të ketë aktivitet.

Nuk dihet nëse kjo ulje pagash do të jetë në masën 70% apo më pak por e sigurtë është që do të paguhet shumë më pak edhe Rey Manaj.

Klubi i Barcelonës ka bërë me dije se reduktimi i pagave do të përfshijë edhe skuadrën B, aty ku luan sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili tashmë duhet të kënaqet me më pak të ardhura mujore nga sa thotë kontrata që ai ka firmosur me blaugranat.