Gjashtëmijë më shumë se dje, të infektuarit me koronavirus në Gjermani mbi 48 mijë

Frankfurt - Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani është rritur në 48,582 dhe 325 njerëz kanë vdekur nga sëmundja, treguan të shtunën statistikat nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive.

Rastet u rritën me 6,294 në krahasim me një ditë më parë ndërsa numri i vdekjeve u shtua me 55, tregoi raporti.

Të premten, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani qe 42.228 me 253 të vdekur nga sëmundja. Rritja qe 5,780 në krahasim me të enjten dhe numri i vdekjeve po 55.