Viktima e nëntë ishte e moshuar, erdhi pak ditë më parë nga Italia

Viktima e nëntë nga koronavirusi në Shqipëri është një 72-vjeçare nga fshati Poro i Vlorës.

Ministria tha se ajo ishte 52 vjeç, por duket se ka pasur një gabim.

Ajo jetonte e izoluar me bashkëshortin e saj. Disa ditë më parë ajo ishte kthyer nga Lombardia, pasi kishte qenë te të afërmit e saj.

Mësohet se ajo ishte kthyer më 8 mars në Shqipëri, por as ajo dhe as i shoqi nuk kishin shfaqur shenja të sëmundjes.

Pak ditë më parë shëndeti i saj u përkeqësua dhe u dërgua në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë.

Ministria tha se ajo vuante nga hipertensioni.