Rikthimi në atdhe: Numrat dhe oraret kur mund të telefononi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Përfaqësitë Shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin e qytetarëve shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, si pasojë e mbylljes së kufijve nga COVID-19.

Teksa ka publikuar numrat e kontaktit, MEPJ thekson se ka disa orare kur mund të telefonohet.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët janë bllokuar jashtë Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve tokësorë dhe ajrorë, dhe që kanë nevojë për ndihmë apo informacion, të telefonojnë ose të çojnë një sms në aplikacionin WhatsApp, edhe në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ.

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 08:00-20:00.

Vetëm SMS ose “WhatsApp” – nga ora 20:00-08:00

 00355694045493
 00355694045487
 00355694045492
 00355694045494
 00355694045489
 00355694045486
 00355694045490
 00355694045491
 00355694045485
 00355694045488

***

Ata që do u mundësohet rikthimi janë sipas ministrisë personat në kategoritë më poshtë:

- Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;
- Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe
- Rastet humanitare.

Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë apo informacion, telefononi në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat.