Bllokohet 5 orë puna në Portin e Durrësit

Për më shumë se 5 orë, puna u paralizua në të gjitha shërbimet që merren në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit. Shkak është bërë një defekt i rëndë dje në rrjetin qendror të furnizimit me energji elektrike të Autoritetit Portual të Durrësit.

Asnjë prej agjencive doganore nuk kanë mundur të funksionojë gjatë këtij 5-orarëshi, duke sjellë dhe një situatë kaotike.

Drejtuesit e automjeteve kanë pritur në radhë për orë të tëra për të kryer zhdoganimin e mallrave dhe të mjeteve që ishin futur në port prej orëve të mëngjesit. Po ashtu, drejtuesit e kamionëve të ngarkuar kanë pritur me orë të tëra në radhë, ç'ka sjell si pasojë dhe penalizmin e tyre për të mos mbërritur në kohë në destinacionin e përcaktuar.

Defekti u riparua pas orësh të tëra, pasi ngritjes së një grupi të posaçëm të OSHEE-së në bashkëpunim me specialistë të portit që merren me mirëmbajtjen e energjisë elektrike//Portali DurresLajm