Gjashtë muaj afat për të mbajtur makinën në qarkullim

Drejtuesit e rreth 144 mijë automjeteve, që nuk kanë paguar taksat me ligjin e ri të fshirjes së detyrimeve, parashikohet të kenë 6 muaj afat për të mbajtur makinën në qarkullim.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor llogarit se për rreth 144 mijë mjete, efekti financiar nga drafti I fshirjes së detyrimeve në total është rreth 15 milionë dollarë.

Ligji i fshirjes parashikon 6 muaj afat që debitorët të shlyejnë taksat e makinave me qëllim që mjeti të mos çregjistrohet. Sipas draftit të qeverisë, qytetarët që paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit, pra që ai të mbahet aktiv, u fshihen të gjitha detyrimet tatimore para dhjetorit të 2010-ës me kushtin që pronari i makinës së paguajë detyrimet e papaguara për periudhën janar 2011 deri në dhjetor 2014./Panorama