112 të vdekur në 24 orë/ Konfirmohen 546 viktima nga koronavirusi në Holandë
Një tjetër shtet i rëndësishëm i prekur nga pandemia e koronavirusit është dhe Holanda.
Deri tani në shtetin holandez, janë shënuar 112 vdekje nga virusi vdekjeprurës në 24 orët e fundit.
Në total janë konfirmuar 546 viktima nga koronavirusi. Po në Holandë, janë infektuar me koronavirus 8603 persona.
Nga të dhënat e publikuara janë 1 172 vetë të infektuar me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit.