‘Po bien si miza’/ Nuk ndalet korona te drejtuesit britanikë

“Po bien si miza”. Kështu shkruan gazeta më e madhe britanike online, Daily Mail, për situatën që ka kapluar qeverinë britanikë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock janë prekur nga koronavirusi.

Por simptomat e virusit i ka shfaqur edhe profesor Chris Whitty, kryeeksperti mjekësor i qeverisë.

Në këtë mënyrë po bien tre njerëzit që drejtonin menaxhimin e krizës së koronavirusit.

Në konferencën për shtyp të radhës doli shefi i kabinetit, Michael Gove. Ai tha se kjo tregon se virusi nuk diskriminon askënd.

Por gazeta Daily Mail shkruan se kjo tregon se zyrtarët e lartë janë treguar të pakujdesshëm dhe neglizhentë.

Rrjeti është mbushur me ironi, duke sugjeruar se teksa këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes, bien vetë viktima.

Kujtojmë se në fillim të shpërthimit, qeveria britanike promovoi idenë e imunitetit të masës, ku mbi 60 përqind preken nga koronavirusi për të fituar imunitetin e turmës.