Nënprodukt i koronavirusit/ Politikat e izolimeve të shteteve, ulin ndejshëm ndotjen e ajrit

Të dhënat e reja konfirmojnë përmirësimin e cilësisë së ajrit në Evropë - një nënprodukt i krizës së koronavirusit.  

Hartat në këtë faqe tregojnë dioksidin e azotit (NO2) - një ndotës që vjen kryesisht nga përdorimi i karburanteve fosile, raporton BBC.  

Politikat e bllokimit dhe pezullimet që rezultojnë në aktivitetin ekonomik, kanë parë që emetimet të marrin një pikiatë.  

Hartat u prodhuan nga Instituti Meteorologjik Mbreteror Hollandez (KNMI).  

Krahasimet që bëhen janë për përqendrimet në ajër nga 14 deri në 25 mars me mesataren mujore të përqendrimeve për Mars 2019.