Gravina: Kampionati Italian do të ketë fitues!

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka dhënë një lajm të rëndësishëm në lidhje me kampionatin Italian të futbollit.

Serie-A është e pezulluar, për shkak të pandemisë së koronavirus, por Gravina, ka konfirmuar se do të ketë një fitues të ‘Scudetto-s’.

“ Ka një plan, të cilit ne i kemi dhënë përparësi absolute. Të gjithë do të ishim të lumtur ta përfundonim sezonin në fushat e blerta. Jemi në kontakte me FIFA për të shkuar përtej 30 qershorit.Duhet të gjejmë një zgjidhje dhe idealja do ishte të luhet deri më 30 korrik. Nëse nuk luhet ne gjithsesi do të donim të vlerësonim kompeticionin”.

"Ne po flasim për atë se kujt i takon ‘Scudetto’, por është në dorën e këshillit federal që të vendos” ka thënë Gravina për "Sky Sport Italia".

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final.