Italia në shok/ 969 vdekje në 24 orët e fundit, numri më i lartë që kur nisi emergjenca

Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Itali.

Sipas buletinit më të fundit nga Mbrojtja Civile Italiane, vetëm në 24 orët e fundit kanë gjetur vdekjen 969 persona, numri më i lartë që kur ka nisur emergjenca.

Sa i përket numrit total të viktimave ai ka arritur në 9134.

Sa I përket të prekurve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë plot 4401, ndërsa numri total kap shifrën e 86.498.

Sa i përket të shëruarve, në 24 orët e fundit kemi patur 589 raste.  Në total kemi të bëjmë me 10.950 raste, fakt që jep disi shpresë në këto tejet të vështira për popullin italian dhe mbarë globin. /A.R, Syri.net