", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/March/27/auto_skysports-jurgen-klopp-liverpool_45974881585327025.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Jurgen Klopp përlotet nga mjekët që këndojnë himnin e Liverpoolit

Jurgen Klopp ka zbuluar se nuk i ka përmbajtur dot lotët kur pa pamjet e stafit të Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (National Health Service) duke kënduar himnin e Liverpoolit “You’ll Never walk Alone” gjatë krizës së Koronavirusit. 

Videoja e shpërndarë në mediat sociale nga deputetja e Punës, Mary Foy, tregon një numër profesionistësh të kujdesit shëndetësor, që u bashkuan në interpetimin e himnit të Liverpoolit.

Klopp nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet për ata që luftojnë virusin në vijën e parë.

“Anglishtja ime nuk është aq e mirë për ta thënë. Është e jashtëzakonshme, e shkëlqyeshme. Dje, më dërguan një video të njerëzve në spital, jashtë zonës së kujdesit intensiv, dhe kur ata filluan të këndonin “You’ll Never Walk Alone”, fillova të qaja menjëherë. Ishte e pabesueshme, por tregon gjithçka. Këta njerëz jo vetëm që punojnë, por kanë një frymë kaq pozitive. Ata janë mësuar të ndihmojnë njerëzit e tjerë”.

Shumë klube të futbollit kanë shprehur falënderimet e tyre personale për ata që janë në vijën e parë për të luftuar virusin vrasës. 

Klopp dhe “yjet” e tij të Liverpoolit dërguan një videomesazh të përzemërt për stafin mjekësor.