Luis Enrique i hapur me një rikthim te Barcelona

Trajneri i kombtërase së Spanjës, Luis Enrique, ka trajnuar pak kohë më parë edhe ekipin e Barcelonës.

Midis 2014 dhe 2017, ish-futbollisti u ul në stolin e Katalanëve dhe drejtoi Lionel Messin dhe shokët e tij të skuadrës. Dhe padyshim, tekniku e kujton me shumë nostalgji atë kohë.

Gjatë një konference virtuale për shtyp të zhvilluar gjatë ditës së sotme nga shtëpia e tij, Enruique është pyetur mbi kohën e kaluar te Barça si edhe mbi një rikthim të mundshëm tek blaugranët.

49 vjeçari u shpreh se Barcelonës i ka borxh shumë dhe kudo që ka drejtuar ka lënë një derë të hapur për rikthim, raporton gazeta spanjolle Sport.

"Kam kaluar tetë vjet si lojtar dhe tre si trajner, përveç tre të tjerave te Barça B. Unë i kujtojë të gjitha këto përvoja. Ndihem i lumtur që kam kaluar kaq shumë vite në një klub si Barcelona, ??të cilit i kam borxh shumë”, u shpreh fillimisht tekniku.

“Në të gjitha klubet ku kam drejruar, gjithmonë e kam lënë derën hapur dhe mund të kthehem.Koha ime te Barcelona ishte e mrekullueshme dhe gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj klubit .” Mesazhi ka kaluar!