Kriza nga Covid-19/ FIFA jep ‘OK’ klubeve që të përgjysmojnë pagat e lojtarëve

Liderët e FIFA-s zhvilluan një video-konference për tri orë me Shoqatën e Klubeve Evropiane (ECA) dhe Organizatën e Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) për t’i diskutuar opsionet se si duhet të përshtatet bota e futbollit me krizën globale të shkaktuar nga koronavirusi.

Të gjitha palët në këtë takim u shprehën të vetëdijshëm për nevojën për t’u përshtatet me skenarin e ri me të cilin po përballet bota e futbollit. FIFA u propozoi disa opsione, të cilat pritet të fillojnë të praktikohen nga java e ardhshme.

Çështja kryesore që ka një ndikim më të madh është kërkesa që futbollistët t’i përgjysmojnë pagat e tyre, pasi kjo situatë e krijuar po i dëmton jashtëzakonisht shumë klubet në aspektin financiar dhe përgjysmimi i pagave do ta lehtësonte barrën për klubet.

Kur të kthehet normaliteti, kontratat do të ktheheshin në statusin e tyre të mëparshëm, megjithatë nuk dihet se a do t’u kompensoheshin lojtarëve gjysma e pagave të humbura gjatë kohës së krizës, ashtu siç ka propozuar Barcelona.

Merkato e verës mund të vendoset të zgjasë 16 javë (katër muaj) nga fillimi i kampionatit sërish, që do të përshtatej me fundit e sezonit aktual, edhe pse klubet kanë kërkuar që afati të zgjatet deri në vitin e ardhshëm.