Pandemia rrit kriminalitetin, Europol: ‘Priten të shtohen kriminelët që përfitojnë nga kriza’

Kriminelët po përfitojnë nga kriza globale e koronavirusit dhe aktivitetet e tyre priten të rriten teksa pandemia vazhdon, u shpreh Europoli në një raport të premten.

“Kriminelët kanë qënë gati për të përfituar nga kriza duke i përshtatur krimet e tyre,” tha Europoli.

Numri i sulmeve kibernetike kundër organizatave dhe individëve është rritur ndjeshëm dhe kjo rritje pritet të vazhdojë. Një krim i tillë kundër universitetit Brno në Republikën Çeke e detyroi spitalin të mbyllte të gjithë rrjetin e telekomunikacionit, të shtynte ndërhyrje urgjente kirurgjikale dhe të transferonte pacientë në një spital tjetër.

Një numër i madh skemash mashtrimi si ato në telefon duhet të priten të rriten në ditët në vazhdim.