Liverpooli hyn në garë për të transferuar sulmuesin nga Serie A

Edhe Liverpooli ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin e Lazios, Ciro Immobilen.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka marrëdhënie të mira me 30-vjeçarin dhe dëshiron që ta joshë për tu transferuar te Liverpooli.

Mediat në Itali bëjnë me dije që lojtarit i ka mbetur peng që bashkëpunimi me trajnerin gjerman zgjati pak dhe ai nuk arriti të bindte atë me paraqitjet e tij, për këtë arsye Immobile nuk do t’i thoshte jo kalimit te Liverpooli.

Kujtojmë që Klopp dhe Immobile kanë punuar së bashku te skuadra e Dortmundit.

Edhe pse Lazio do ta blindojë me një kontratë të re yllin e ekipit, disa klube të rëndësishme janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e Ciro Immobiles