Propozimi: Lojërat Olimpike të organizohen mes marsit dhe prillit të vitit 2021?

Përhapja e koronavirusit ka bërë që Japonia të marrin vendimin për shtyrjen e Lojërave Olimpike.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Japonia po shqyrtojnë mundësinë e organizimit të Lojërave Olimpike në Tokio në pranverën e vitit 2021 (pikërisht gjatë marsit dhe prillit).

Vendimi përfundimtar prite të merret brenda 3 javësh, ndërsa periudha mes marsit dhe prillit të vitit të ardhshëm shihet si zgjedhja më e drejtë, pasi edhe kalendari është më të lirë me aktivitete sportive.