VIDEO/ Si koronavirusi shkatërroi mushkëritë e një pacienti 50 vjeçar amerikan

Një video e realizuar me ndihmën e realitetit virtual tregon se si koronavirusi përhapet me shpejtësi në mushkëri duke shkaktuar dëme afatgjata.

Mjekë në unviersitetin George Washington përdorën teknologjinë për të vizualizuar gjendjen e mushkërive të një pacienti me COVID-19 që u transferua në spitalin e tyre.

Vetëm pak ditë para se imazhet të merreshin, pacienti nuk kishte asnjë simptomë, tregon CNN.