Arrestohet ish futbollisti i kombëtares Klodian Duro

Policia ka arrestuar ish futbollistin Klodian Duro në Tiranë. Mësohet se Duro u vu në pranga pasi u denoncua nga ish bashkëshortja e tij për kanosje dhe dhunë.

Mësohet se të dy kishin pasur një mosmarrëveshje dhe Duro kishte shkuar në shtëpinë e saj për ta takuar, kur është arrestuar nga policia. Ish futbollisti ka mohuar akuzat e ish bashkeshortes për dhunë.