Donnarumma: Ky është sulmuesi më i rrezikshëm me të cilin jam përballur!

Gianluiggi Donnarumma është gjithmonë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij.

Portieri i Milanit së fundmi ka folur për sulmuesin më të rrezikshëm që është përballur

 “Sulmuesi më i rrezikshëm me të cilin jam përballur them se është Cristiano Ronaldo. Kam luajtur kundër sulmuesve të fortë, por ai më ka frikësuar më shumë nga të tjerët”, tha ai.

“Ngjyrat kuqezi kanë një rëndësi të madhe, pasi unë jam rritur me to. Kam qenë gjithmonë tifoz i Milanit dhe do të jap gjithçka për këtë fanellë”, ka thënë gardiani i “Djallit”.