Andi Bushati ironizon Frangajn: Lejet e ndërtimit ta kthyen kujtesën për viktimat e 21 Janarit

Gazetari Andi Bushati ka ironizuar pronarin e televizionit Klan për homazhet që u zhvilluan sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në nder të viktimave të 21 Janarit 6 vite më pas.

Bushati shkruan se kronika e sotme në televizionin Klan për homazhet e 21 Janarit ishte më e gjatë edhe se kronika e Top-Channel.

E sipas gazetarit, kjo gjë do të ndodhte për shkak të lejeve të ndërtimit që pronari i Klan, Aleksandër Frangaj, pritet të marrë me planin e ri urbanistik të Tiranë, thotë Andi Bushati.

“Si ka ardhur puna 6 vjet me pas. Klan pergatiti nje kronike edhe me te gjate se Top Channel per takimin e Ramës me familjet e viktimave te 21 janarit. Lejet e ndertimit po e bejne punen e tyre.... Do shohim te tjera gjera akoma....”, shkruan gazetari Andi Bushati.