Testi i koronavirusit, Manastirliu sqaron të vërtetën: Në shtëpi, vajzat i përshëndes...

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se nuk e ka bërë akoma testin për koronavirusin, edhe pse ka pasur takime me Shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv së fundmi.

Duke folur në “Open”, në një lidhje skype, ministrja Manastirliu u shpreh:

“Në radhë të parë qytetare jam edhe unë. Çdo gjë që them e zbatoj vetë e para. Unë i respektoj masat. Mbaj distancën në çdo takim, madje edhe në shtëpi ku vajzat i përshëndes me dorë.

Testin do ta bëj kur të më rekomandohet nga ekspertët”.